Ylli i Tiranës kalon Covid-19 dhe del në stërvitje me sytë nga merkato

schedule18:45 - 11 Gusht, 2022

schedule 18:45 - 11 Gusht, 2022

Taulant Seferi ka gëzuar trajneri Orges Shehi, pasi ditën e sotme sulmuesi ka dalë në stërvitje. Gjithsesi ai ka punuar i diferencuar.

Autori i 19 golave në kampionatin e shkuar ishte me Covid-19 dhe ishte izoluar. Në testin e fundit ai ka dalë negativ dhe ka marrë “Ok”-in e mjekëve të rikthehet në stërvitje.

Sigurisht ai do të punojë veccmas për pak kohë, sa të rifitojë formën fizike dhe më pas do të bashkohet me grupin. Gjithmonë nëse Tirana nuk e shet së shpejti, pasi ofertat nuk i mungojnë. / abcnews.al