Rafael Leao është infektuar me koronavirus. Sulmuesi i Milanit, ndaj të cilit ka pritshmëri të mëdha, është futur në karantinë dhe e konfirmon këtë përmes rrjeteve sociale.
Në kampin kuqezi kanë bërë me dije se është dëmtuar, por veç kësaj tani po lufton edhe me virusin famëkeq që ka shkaktuar shumë viktima anembanë botës.
Tani Leao pret që të bëjë tamponin e dytë dhe në momentin që do të dalë negativ, atëherë ai do të mund të nisë stërvitjen me pjesën tjetër të skuadrës. /abcnews.al