Është padyshim një nga “yjet” e skuadrës. “Bavarezët” e Bayern Munichh dhe “Katalanasit” e Barcelona janë të interesuar për shërbimet e portugezit Bruno Fernandes, i cili mund të largohet nga Manchester United gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave portugeze, një burim i afërt me lojtarin ka zbuluar se të dy klubet tashmë kanë zhvilluar kontakte për të zbuluar kushtet për një transferim dhe së shpejti mund të avancojnë me bisedime konkrete.
Ndërkaq, kujtojmë se “fantazisti” portugez u shit nga “Luanët” e Sporting Lisbon për 55 milionë euro, plus 25 milionë në varësi të golave dhe tanimë sipas faqes së specializuar “Transfermarkt”, aktualisht kartoni i tij vlerësohet 70 milionë euro. /i.m /abcnews.al