Ylli i skuadrës së Olympique Lyon, Houssen Aouar mund të ndryshojë ambient gjatë merkatos së janarit, me lojtarin që kërkohet nga Juventusi.
Houssem Aouar ka gjashtë vite që aktivizohet me ekipin e parë të Lyon, por deri më tani klubi francez ka refuzuar të gjitha ofertat për të.
24-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratë dhe ende nuk ka pranuar propozimin e Lyon për një marrëveshje të re dy vjeçare.
Sipas “Calciomercato” raportohet se Juventusi është duke tentuar ta bind lojtarin për t’iu bashkuar si transferim i lirë në verën e vitit 2023.
Gjithnjë sipas burimit në fjalë, tanimë ka pasur kontakte mes drejtuesve italianë dhe agjentëve të futbollistit.
Aouar është i hapur për t’u transferuar në Itali, por po pret janarin për të bërë një hap para.
Gjithsesi për lojtarin interesim ka shprehur edhe Roma, Real Betis, Benfica, Neëcastle United, Everton dhe Liverpool. /f.a/abcnews.al