Jennifer Lawrence ka nisur xhirimet e filmit të saj më të ri “Don’t Look Up”. Por aktorja, e cila është cilësuar si një nga yjet biondë më të bukura të kinemasë ka befasuar fansat me pamjen e re. 30-vjeçarja po xhironte një nga skenat e filmit në Boston, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se aktorja pothuajse nuk njihej fare për shkak të një parukeje të kuqe që kishte vendosur.
Përkrah Jennifer Lawrence, do të interpretojnë në film dhe Leonardo DiCaprio, Cate Blanchett, Jonah Hill, Himesh Patel, Timothée Chalamet, Ariana Grande, Kid Cudi, Matthew Perry dhe Tomer Sisley. Fotografitë vijnë vetëm disa ditë pasi ferma e familjes së saj, e cila shërben edhe si kamp veror u shkatërrua nga një zjarr i tmerrshëm gjatë fundjavës, ku pati vetëm dëme materiale. /abcnews.al