Ashley Tisdale është në pritje të fëmijës së saj të parë. 35-vjeçarja njoftoi përmes një postimi në rrjete sociale se është në pritje të ëmbël me bashkëshortin prej gjashtë vitesh, Christopher French.
Vitin që shkoi Ashley tha se nuk ishte gati të krijonte një familje me Christopher, por siç duket gjërat kanë ndryshuar. “Për mua, është në rregull të mos duash të krijosh një familje menjëherë. Njerëzit gjithmonë më pyesin për këtë, por nuk është koha e duhur.”, tha aktorja për People.
Çifti u martuan më 8 shtator të vitit 2014 në një ceremoni private të mbajtur në Santa Barbara, Californi, pasi u fejuan në 2013. Kujtojmë që Tisdale u bë e njohur për publikun me debutimin e saj në fimin televiziv muzikor “High School Musical”. xh.d/abcnews.al