Ylli i “Game of Thrones” reagon e revoltuar pasi i publikuan fotot e së bijës

schedule18:38 - 16 Maj, 2021

schedule 18:38 - 16 Maj, 2021

Sophie Turner ka reaguar ashpër pas disa imazheve të së bijës që u publikuan nga paparacët. Aktorja e “Game of Thrones” dhe Joe Jonas mirëprirën vajzën Willa 10 muaj më parë, të cilën janë munduar ta mbajnë larg vëmendjes së publikut. Por imazhet që kanë qarkulluar në media e kanë revoltuar aktoren, e cila ka dhënë një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Joe Jonas, majtas dhe Sophie Turner mbërrijnë në tapetin e kuq gjatë 62 vjetorit të ndarjes së çmimeve GRAMMY më 26 janar 2020 në Los Angeles, Calif.

Është e frikshme që burra të moshuar bëjnë fotografi të një bebeje pa leje. Më ka ardhur në majë të hundës, jam e neveritur dhe po kërkoj me respekt nga të gjithë që të ndalojnë së na ndjekuri ngado dhe të ndalojnë përpjekjen për të marrë fotografi të vajzës sonë dhe veçanërisht publikimin e tyre.

Arsyeja që unë nuk po postoj fotografi të vajzës sime dhe po sigurohem të shmangim paparacët me çdo kusht, është sepse në asnjë mënyrë nuk dua që ato fotografi të bëhen publike… Ajo nuk e kërkoi këtë jetë. Është e shpifur”, është shprehur aktorja. /abcnews.al

Sophie Turner photographed in January

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!