Ylli i filmave porno flet për herë të parë për padinë ndaj Trump: Mbreti është rrëzuar nga froni

schedule08:38 - 7 Prill, 2023

schedule 08:38 - 7 Prill, 2023

Në intervistën e saj të parë të parë që nga padia e Donald Trump, Stormy Daniels ka thënë se dëshiron që ish-presidenti të dënohet por nuk beson se do të ndodhë diçka e tillë.

“Unë nuk mendoj se krimet e tij ndaj meje do të mjaftojnë që ai të burgoset,” tha Daniels, 44 vjeç, në një intervistë me Piers Morgan të Fox Nation të lëshuar të enjten.

Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump tha më 18 mars 2023, ai pret të “arrestohet” më 21 mars, për pagesën ndaj një ylli të filmave porno përpara zgjedhjeve të 2016, duke u bërë thirrje mbështetësve të tij të protestojnë.

Hetimi i udhëhequr nga avokati i qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg, një demokrat ka të bëje me pagesën prej 130,000 dollarësh, disa javë para zgjedhjeve të 2016-ës për të ndaluar Stormy Daniels të tregojë publikisht lidhjes mes saj dhe ish-presientit.

Daniels falënderoi njerëzit për “dashurinë dhe mbështetjen” në një postim në Twitter.

Kur u pyet nga Morgan se si ndihej kur e shihte Trumpin të paraqitej në gjykatë, Daniels tha se ishte “e tronditur”.

“Mbreti është rrëzuar nga froni, ai nuk është më i paprekshëm. Askush nuk duhet të jetë i paprekshëm, pa marrë parasysh se cila është puna juaj, edhe nëse jeni president ju duhet të mbani përgjegjësi për veprimet tuaja,” tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!