Ylli i dytë i Interit, si zikaltërit mund të shpallen kampion të Italisë në derbin e Milanos

schedule14:07 - 27 Shkurt, 2024

schedule 14:07 - 27 Shkurt, 2024

Në historinë e Serie A nuk ka ndodhur kurrë që të fitohet një Scudetto pas një derbi të Milanos, por Interi i Simone Inzaghit po rishkruan historinë me tingujt e rekordeve dhe tani tifozët zikaltër po ëndërrojnë.

Diferenca e pikëve ndaj kundërshtarëve të tyre mund të thellohet nëse Interi mposht Atalantan të mërkurën, ndeshje e prapambetur e Serie A. Nëse Inter arrinë të fitojë të mërkurën, zikaltërit mund të fillojnë të bëjnë llogaritë e tyre. Por, çfarë do t’i duhej skuadrës së Inzaghi për të fituar Scudetton në derbin kundër Milanit?

Në realitet, llogaritë janë mjaft të thjeshta, por zikaltërit do të duhet të vazhdojnë të vrapojnë siç po bëjnë tani. Interi, i cili aktualisht ka një avantazh prej 9 pikësh ndaj vendit të dytë që mund të bëhet 12 nëse mposhtin Atalanta, në fakt do të duhet të arrijë në ndeshjen e 33-të të kampionatit me të paktën 16 pikë avantazh ndaj vendit të dytë. Nëse vendin e dytë deri atëherë do ta ketë zënë Milan, atëherë Inter do t’i duhej të ishte edhe 13 pikë përpara. Në rast se fitojnë derbin e Milanos më datë 21 prill me këtë diferencë pikësh, atëherë Inter do të shpallej kampion i Serie A.

Por jo vetëm kaq. Edhe nëse epërsia do të ishte 18 pikë ose 16 pikë nëse do të jetë Milani në vendin e dytë, edhe një barazim do të mjaftonte që skuadra e Inzaghit të festonte yllin e dytë në Meazza të Milanos, pra në shtëpinë e tyre./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!