Ylli i “Destiny’s Child” në pritje të fëmijës së dytë

schedule15:06 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:06 - 7 Tetor, 2020

Kelly Rowland ka zbuluar se është shtatzënë për herë të dytë. Ylli i Destiny’s Child që është nënë e një djali 5-vjeçar e zbuloi lajmin për revistën “Woman Health”.

Këngëtarja rrëfeu se kishte hezituar ta bënte publik lajmin e ëmbël, në një kohë kur bota po përballet me pandeminë, ngjarjet raciste dhe situata ekonomike është shumë e rëndë.

Kelly tashmë ka një djalë me Tim

“Unë isha duke menduar ‘O Zot, fansat e mi do të zhgënjehen kaq shumë … Ata donin një album së pari, por tashmë po vjen një fëmijë!”, tha këngëtarja. xh.d/abcnews.al

Kelly Rowland dhe burri i saj, Tim Weatherspoon, aktualisht janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë së bashku

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!