Keni qenë ndonjëherë vonë për në punë apo në shkollë? Të gjithëve na ka ndodhur në jetë të jemi vonë për diku dhe justifikimet e vonesave janë nga më të ndryshmet. Por, ai më i çuditshmi është i ish-yllit të Boca Juniors, Guillermo Marino.
Në kohën kur ai aktivizohej në radhët e Universidad de Chile, argjentinasi mbërriti me vonesë në seancën stërvitore dhe justifikimi i tij ishte se e rrëmbyen alienët. “Guillermo mbërriti vonë atë ditë se e kishin rrëmbyer alienët. Ai na shpjegoi çdo gjë me detaje se çfarë i kishte ndodhur”, rikujton ish-shoku i tij i ekipit, Gustavo Lorenzetti.
LEXO EDHE: Virgjëria, lotët e Messit dhe historia e shpikur për UFO-t: Sekretet e Maradonës
”Unë personalisht besoj tek alienët. Ai nisi të na shpjegojë se si papritur ai kishte humbur dhe më pas ishin alienët që e kishin rrëmbyer. Tingëllon pak e çuditshme, por Marino na e përshkroi aq hollësisht sikur të kishim qenë dhe ne aty”, mbyll Lorenzetti. /abcnews.al