Megjithëse 2020-ta ishte një vit sfidues, kur bëhet fjalë për disa yje të famshëm nuk mund të themi të njëjtën gjë. Kylie Jenner dhe kunati i saj Kanye West, kryesuan listën vjetore të revistës Forbes për personazhet më të paguar për vitin 2020. Jenner kryeson listën me 590 milionë dollarë fitime, një pjesë e të cilave erdhi nga shitja e 51% të kompanisë së saj Kylie Cosmetics tek Coty.
West renditet i dyti me 170 milion dollarë dhe ky sukses i atribuohet partneritetit të tij me Adidas. Pjesa tjetër e 10-shes përbëhet kryesisht nga atletë. Legjenda e tenisit Roger Federer zë vendin e tretë si atleti më i paguar me 106.3 milion dollarë, kryesisht nga marrëveshjet e miratimit, duke përfshirë një marrëveshje 10-vjeçare 300 milion dollarë me markën japoneze të veshjeve Uniqlo.
Sensacioni i futbollit Cristiano Ronaldo zuri vendin e katërt me 105 milion dollarë, shumica e të cilave vjen nga paga e tij vjetore prej 64 milion dollarë me Juventusin. Një tjetër yll nga fusha, Lionel Messi, doli i pesti me 104 milion dollarë, duke fituar 80 milion në vit nga Barcelona së bashku me marrëveshje të tjera. /abcnews.al
Kylie Jenner – 590 milionë dollarë

Kanye West – 170 milionë dollarë

Roger Federer – 106.3 milionë dollarë

Cristiano Ronaldo – 105 milionë dollarë

Lionel Messi – 104 millionë dollarë

Tyler Perry – 97 milionë dollarë

Neymar – 95.5 milionë dollarë
Howard Stern – 90 milionë dollarë

LeBron James – 88.2 milionë dollarë

Dwayne “The Rock” Johnson – 87.5 milionë dollarë


