Sfida mes Turqisë dhe Shqipërisë është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat. Djemtë tanë kuqezi përballen ndaj një rivali shumë të fortë në transfertë, por optimizmi duket i lartë. Sot në mbrëmje (20:45), në fushën e lojës do të zbresin 22 futbollistë, por vetëm disa pritet të bëjnë diferencën.
Portali që pasqyron vlerën e futbollistëve në treg, Transfermarkt, vlerëson Strakoshën si lojtarin më të shtrenjtë te të dyja kombëtaret. Portieri i Lazios vlerësohet 20 milionë euro. Me të njëjtën shifër, vlerësohet dhe mbrojtësi i Leicester, Caglar Soyuncu. Calhanoglu mezi arrin podiumin, me fantazistin e Milanit që vlerësohet 18 milionë, aq sa Elseid Hysaj.
Nëse me emra individualë jemi të barabartë, si përbërje skuadrash, Turqia vlerësohet shumë herë më shumë se Shqipëria. Vlera totale e futbollistëve tanë kuqezi arrin vlerën e 68 milionë eurove, ndërsa turqit, plot 183.15 milionë euro./abcnews.al