Yje të konfirmuar dhe lojtarë të zbuluar, kush spikati deri më tani në Euro 2020

schedule15:37 - 26 Qershor, 2021

schedule 15:37 - 26 Qershor, 2021

Euro 2020 tashmë është në mes të rrugës, pasi ka përfunduar fazave e grupeve. Shumë lojtarë kanë treguar edhe një herë se janë lojtarë të mëdhenj, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në këtë europian dhe udhëhequr ekipet e tyre.

Anglia kanë pasur një numër lojtarësh që kanë lënë mbresa deri më tani, por Raheem Sterling ka më bërë shumë ndryshim se secili prej tyre. Në 45 ndeshjet e tij të para me tre luanët, ai shënoi vetëm dy gola, por në 19 ndeshjet e fundit ka realizuar 14 herë, duke i dhuruar edhe dy fitore me nga 1-0 kundër Kroacisë dhe Republikës Çeke.

 

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku është kërcënimi më i madh i Cristiano Ronaldos në garën për të përfunduar si golashënuesi më i mirë këtë verë. Lidhja e tij me Kevin De Bruyne është e rrezikshme për mbrojtjet kundërshtare, dhe ai tashmë ka tre gola.

Përveç yjeve, ka edhe lojtarë që na befasuan me paraqitjet e tyre këtë verë. Patrik Schick po kalon një formë shumë të mirë me Republikën Çeke në këtë europian. Gjërat nuk kanë shkuar gjithmonë siç ka planifikuar sulmuesi në karrierën e tij, pasi dështoi kur bëri kalimin nga Sampdoria, te Roma. Ai shënoi golin e turneut nga 50 metra kundër Skocisë dhe pastaj shënoi përsëri kundër Kroacisë për të shkuar në tre gola.

 

Mbrojtësi  PSV, Denzel Dumfries ka shënuar dy gola me Holandën duke qenë ylli i ndeshjes në dy takime. Shanset janë të mëdha që ai të ndërrojë klub këtë verë, pasi shumë ekipe kanë shfaqur interes për të.

Manuel Locatelli ka qenë surpriza e madhe në Italinë e Roberto Mancinit. Ai luajti për shkak të mungesës së Marco Verrattit, por shkëlqeu kundër Turqisë dhe më pas shënoi dy herë kundër Zvicrës. Edhe Berardi edhe Spinazzola kanë bërë mjaft  mirë me Axurrët.

 

Të jesh zëvendësues i Christian Eriksen nuk është kurrë e lehtë, por Mikkel Damsgaard po ia dal mirë. Ai shënoi një gol të bukur në fitoren 4-1 ndaj Rusisë që e dërgoi Danimarkën në 16 më të mirat, ndërsa u bë lojtari i parë i lindur në shekullin 21 që shënoi në Euro 2020.

Lojtarët e Serie A po dominojnë këtë verë dhe mbrojtësi i Atalantës, Robin Gosens është njëri prej tyre. Gjermani  bëri një paraqitje të mirë në fitoren 4-2 ndaj Portugalisë ku shënoi dhe asistoi . Ai ishte ylli i ndeshjes dhe ajo ishte padyshim performanca më e mirë individuale deri më tani. /abcnews.al