Në orën 21:00, në “Allainz Stadium”, të Torinos, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin skuadrën e Frosinone, në përballjen e fundit, të vlefshme për fazën çerek-finale, të Kupës së Italisë, ku në rast fitoreje, “Zonja e Vjetër” do të ndeshet në fazën tjetër, me një ekip prestigjioz në Itali, siç janë edhe “Shqiponjat” e Lazio.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur Perin e para tij në mbrojtje Danilo, Bremer e Gatti. Në krahët e mesfushës janë Kostic e Timothy Weah, me qendrën që mbulohet nga Miretti, Locatelli e McKennie, ndërsa në sulm është super talentin turk, Kenan Yildiz dhe polakur, Arkadiusz Milik.
Në krahun tjetër, tekniku Eusebio Di Francesco i ka rreshtuar të tijët me formacionin 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Cerofolini e apra tij Mateus Lusuardi, Romagnoli e Okoli. Në mesfushë janë Lirola, Brescianini, Mazzitelli e Garritano. Më afër sulmit pozicionohen Harroui e Arijon Ibrahimovic, ndërsa në sulm i vetëm është braziliani, Kaio Jorge. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: