Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Yamal, me mision “Botërorin”/ Ylli i Barcelonës mbyll sezonin, shpreson të jetë në Kupën e Botës

schedule12:16 - 24 Prill, 2026

schedule 12:16 - 24 Prill, 2026

Sezonin e ka mbyllur përpara kohe, ndërsa tani Lamin Yamal duhet të të nisë një garë kundër kohës për të mos humbur edhe “Botërorin 2026”, që do të ishte i pari në karrierën e tij.

Ylli i Barcelonës u dëmtua në ndeshjen e së mërkurës kundër Celta Vigo dhe testet e specializuara mjekësore konfirmuan frikën e klubit “blaugrana”. Lamine Yamal nuk do të mund të luajë në sfidat e mbetura të sezonit, përfshirë “El Clasico” kundër rivalëve të përjetshëm të Real Madirid në program më 10 maj.

Një mungesë e rëndësishme për kampionët spanjollë, që kërkojnë të mbrojnë titullin për sezonin e dytë radhazi në La Liga. Por drama e Yamal mund të ishte më e madhe se kaq. Sipas mediave spanjolle, ky lloj dëmtimit kërkon një rikuperim që zgjat nga pesë deri në gjashtë javë.



Nëse mund të quhet kështu, ky është një lajm i mirë për kombëtaren e Spanjës, por edhe vetë futbollistin 18 vjear, I cili nuk do të humbasë finalet e Kupës së Botës që nisin më 11 qershor. Kalendari jep shumë shpresë, që Lamine Yamal të rikuperohet në kohë në mënyrë që të jetë gati për grumbullimin e “Furive të Kuqe” përpara “Botërorit 2026”. Gjithsesi, të gjithë janë të kujdesshëm në parashikime, pasi nuk përjashtohet mundësia që të ketë probleme gjatë fazës së rikuperimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!