Yamal flet me bindje: Jam i gatshëm të jem numri 10 i Barcelonës, do të ishte një burim krenarie

schedule16:35 - 5 Prill, 2024

schedule 16:35 - 5 Prill, 2024

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, pranon se me kënaqësi do të ishte i gatshëm për të mbajtur në fanellë numrin 10 të Leo Messit. Sulmuesi 16-vjeçar, i cili ka thyer një sërë rekordesh që kur ka kaluar në ekipin e parë, po ecën në një rrugë të ngjashme të yllit argjentinas, Leo Messi.

Yamal aktualisht mban fanellën me numër 27 te Barcelona, por ka thënë se ka trashëguar një numër ikonik të skuadrës nga Ansu Fati i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën e Premier League, Brighton.

“Siç e thatë, Ansu është numri 10, por nëse ai nuk kthehet këtu, do të ishte një burim krenarie. Do të ishte një ëndërr për çdo fëmijë të ishte numri 10 i Barcelonës. Askush në këtë botë nuk do të thoshte jo, por është diçka që klubi duhet ta menaxhojë”, ka thënë Yamal për “Mundo Deportivo”.

Yamal tashmë po ndjek rrugën e Messi te Barcelona, me adoleshentin që këshillohet të konsumojë më shumë peshk, një rekomandim që më parë i ka shërbyer argjentinasit.

“Kam shtuar rreth katër kilogramë në peshë dhe dy centimetra në lartësi në vitin 2024. Unë jam 1.81 metra i gjatë tani. Më parë shkoja me miqtë e mi dhe haja çfarë të doja. Tani, unë ndjek këshillat e klubit dhe pi shumë ujë. Mundohem të ha më shumë peshk, sepse më para haja më shumë mish”, përfundoi talenti spanjoll./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!