Kreu i Foltores, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për ndërtimin e “Yacht Marina”, në Durrës, ku ka theksuar se ai është një projekt korruptiv që sipas tij është sulmuar dhe nga vetë NATO.
Kapiteni në Ministrinë e Mbrojtjes, Emrush Bejdo i ftuar këtë të enjte te “Sheshi I Dollarit”, i është kundërpërgjigjur Berishës, se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se projekti është i mirë menduar dhe i projektuar në bashkëpunim me NATO-n.
Sipas tij është bërë një analizë e imtësishme në lidhje me kapacitetet që ka vendi ynë dhe portit që ka për të krijuar një bazë të NATO-s.
Bejdo ndër të tjera ka thënë se pas shumë analizave tashmë është arritur në konkluzion se porti I ri I Durrësit ka hapësirat që duhen për të qenë vendqëndrim për anijet e mëdha dhe mjetet e tjera të blinduara nga NATO.
“NATO ka ciklet e veta të vendimarrjes, ku në programin e saj për rindërtim është si qëllim i të gjithë vendet. Ne kemi qenë të përfshirë në këtë proces dhe kapaciteti bëhet në bazë të asaj qe ne mund të mbulojmë, në bazë të kapaciteteve për të mbushur kërkesat e NATO-s. Kapacitetet e hapësirave në port bëjnë të mundur pritjen e disa anijeve dhe po ashtu ka ambiente të mjaftueshme për të pritur tanke dhe mjete të tjera për mjete të blinduara.
NATO kërkon që të ketë një vend për pritjen e këtyre pajisjeve. Shqipëria ka shërbyer për shumë aktiviteteve të NATO-s. NATO i ka proceset të planifikuara në advancë dhe nuk ka surpriza, ne kemi një eksperiencë të mirë dhe Shqipëria e ka kaluar një projekt të tillë që është baza e Kuçovës dhe është një projekt jetik për ne dhe për NATO-n. ne vendin tonë nuk ka një bazë të mirëfilltë për NATO-n, ka qenë vetë porti që i ka pritur këto anije, ndaj është e rëndësishme që tashmë të priten anijet e klasit më të madh që ka NATO. Porti i Ri është ai që ka një ambient të detajuar për të përmbushur të gjithë kërkesat që i duhen NATO-s për pajisjet e saj”, ka thënë ai./abcnews.al