Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një takim me kryeministrin rus Mikhail Mishustin. Ai i premtoi atij, mbështetjen e Kinës në rastet që përfshijnë “interesat themelore”.
Ish-rivalët e Luftës së Ftohtë, Kina dhe Rusia kanë forcuar lidhjet diplomatike dhe tregtare për një dekadë, një trend që u përshpejtua pas pushtimit rus të Ukrainës.
Pekini ka mbajtur një qëndrim neutral në konflikt, duke bërë thirrje për respektimin e sovranitetit të shteteve, por kurrë nuk e ka dënuar publikisht pushtimin që presidenti rus Vladimir Putin ka bërë që nga shkurti i vitit 2022.
Kryeministri rus Mikhail Mishustin mbërriti në Kinë të hënën. Ditën e djeshme, ai mori pjesë në një forum ekonomik në Shangai dhe më pas shkoi në kryeqytetin kinez për bisedime me homologun e tij Li Qiang dhe presidentin Xi Jinping.
Ai është zyrtari më i lartë rus që viziton Kinën që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës.
/abcnews.al