Xi Jinping paralajmëron botën: Kush përpiqet të përçajë Kinën do të mbetet i sakatuar

schedule14:46 - 13 Tetor, 2019

schedule 14:46 - 13 Tetor, 2019

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar fuqitë e huaja, se nëse përpiqen të nxisin përçarjen e Kinës do të përballen me forcën shkatërruese te saj. Deklarata e Xi ka ardhur në një kohë kur Pekini po përpiqet të vërë nën kontroll protestat në Hong Kong.

Presidenti kinez Xi Jinping paralajmëroi të dielën se çdo përpjekje për të përçarë Kinën do të asgjësohet. Deklarata e tij vjen në një kohë kur Pekini po përballet me një seri sfidash, mes të cilave protestat disamujore në Hong Kong dhe lufta tregtare me Shtetet e Bashkuara.

“Kushdo që përpiqet të ndajë Kinën në çdo pjesë të vendit do të mbetet i sakatuar dhe me kockat e thërmuara”, deklaroi Xi.

Ai theksoi se çdo forcë e huaj që do të mbështesë përpjekje të tilla do të vihet në lojë nga populli kinez dhe do të bëhet qesharake.

Deklaratat e tij Xi i bëri gjatë një vizite në Nepal. Ai është presidenti i parë kinez që viziton këtë vend në 22 vjet dhe të dyja palët pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për shtrirjen e lidhjeve hekurudhore mes vendit të Himalajeve dhe Tibetit.

Kina, që po përpiqet të çtensionojë luftën tregtare me Shtetet e Bashkuara, ka parë autoritetin e saj të vihet në provë nga protestat e dhunshme në Hong Kong. Policia në rajonin autonom ka përdorur plumba gome, gaz lotësjellës dhe mjete të tjera për të shpërndarë protestuesit në ish-koloninë britanike, që është përfshirë nga kriza më e keqe politike në dekada.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se do të jetë e vështirë të negociohet me Kinën nëse diçka negative u ndodh manifestuesve. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!