Në Kinë, Presidenti Xi Jinping ka folur për “sfida të vështira” ndërsa vendi përballet me infeksionet në rritje nga Covid-19.
Gjatë fjalimit të Viti të Ri ai tha se strategjia e Pekinit për zero-Covid ishte hequr për shkak të asaj që ai e quajit një “situatë në zhvillim.”
Këto janë komentet e para nga lideri kinez për Covid që kur qeveria vendosi të lehtësojë shumicën e kontrolleve të saj në fillim të këtij muaji, shkruan BBC.
Një rritje e rasteve pasoi atë vendim, me Kinën që raporton tani 5,000 raste në ditë./Abcnews.al/