Xi Jinping kërkon të bashkëpunojë me Egjiptin për të stabilizuar Lindjen e Mesme

schedule10:14 - 19 Tetor, 2023

schedule 10:14 - 19 Tetor, 2023

Presidenti kinez Xi Jinping tha sot gjatë takimit të tij në Pekin me kryeministrin egjiptian Mustafa al-Madbouli se Kina dëshiron të sjellë më shumë stabilitet në Lindjen e Mesme, sipas mediave zyrtare kineze.

Deklaratat e kreut të shtetit kinez janë bërë në kuadër të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. Egjipti kufizohet me Rripin e Gazës, i cili kontrollohet nga lëvizja islamike palestineze.

“Kina është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Egjiptin në fusha të ndryshme  dhe të punojë me Egjiptin për të sjellë më shumë siguri dhe stabilitet në rajon dhe në botë,” tha  Xi Jinping.

“Kina dhe Egjipti janë miq të mirë që ndajnë të njëjtat qëllime dhe i besojnë njëri-tjetrit, dhe janë gjithashtu partnerë të mirë që punojnë së bashku për zhvillim dhe prosperitet të përbashkët”, tha Xi.

“Situata ndërkombëtare dhe rajonale aktualisht po përson ndryshime të thella dhe komplekse.”

Kina është gjithashtu e gatshme të punojë me Egjiptin për të “mbrojtur bashkërisht barazinë dhe drejtësinë ndërkombëtare, si dhe interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim”, shtoi Xi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!