Xhudistja kosovare shpallet “Qytetare me merita të veçanta”

schedule12:25 - 13 Tetor, 2021

schedule 12:25 - 13 Tetor, 2021

Majlinda Kelmendi është xhudistja kosovare e cila ka arritur rezultate të larta në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës e ka miratuar propozim e vendimit që Majlinda Kelmendi  të shpallej “Qytetare me merita të veçanta”. Nga sot e në vazhdim xhudistes kosovare  do t’i njihet statusi i qytetares me merita të veçanta për kontributin e saj dhe sukseset në sportin e xhudos.

Këtë propozim e ka bërë Hajrullah Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që e propozoi këtë pikë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke shtuar se çdo muaj Kelmendi do të shpërblehet me 1,321 euro për muaj.

Majlinda njihet nga të gjithë shqiptarët sepse me talentin e saj ka arritur të mbajë lart flamurin e Kosovës por edhe atë Shqiptar, duke u bërë kështu idhull e tifozerisë.

“Majlinda Kelmendi me anë të xhudos u bë ikona e sportit kosovar dhe shembull i shoqërisë sonë për të thyer të gjitha tabutë. Ajo i ka dëshmuar rinisë sonë se kur punohet për një gjë suksesi është i paanshëm. Ajo e ka përmbyllur karrierën dhe tani do të vazhdojë të jetë si trajnere në Qendrën Nacionale të Xhudos në Kosovës. Ajo do të vazhdojë të punojë në ndërtimin e kampionëve të Kosovë në sportin e xhudos. Si Ministri propozojmë që Kelmedi të marrë statusin me merita veçnata, çdo muaj do të shpërblehet me 1,321.32 euro ekuivalente me pagën e një ministri”, shprehej Çeku në mbeldhjen e Qeverisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!