Xhixho reagon për situatën në Kakavijë: Katastrofë humanitare, të marren masa urgjente

schedule12:12 - 14 Gusht, 2020

schedule 12:12 - 14 Gusht, 2020

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar në rrjetin social “Facebook” në lidhje me situatën e krijuar në kufirin grek për shkak të vendosjes së orarit dhe të rritjes së fluksit të madh për t’u rikthyer para datës 16 për në shtetin fqinj.

Statusi:

Katastrofe humanitare situata në kufirin grek te Kakavijes një rradhë 30km e gjatë në temperaturë 40 grade vazhdon prej 3 ditësh.

I bej thirrje “Ministrit” të librave të hapi telefonin dhe t’i përgjigjet me urgjenc kësaj situate katastrofike që po perjetojnë gra, fëmijë, burra e të moshuar .

Gjithashtu Ministria e Shëndetesisë të mari masa per te derguar nje ekip shëndetesor për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Urgjent kjo situatë duhet të zgjidhet është një trajtim çnjerezor i papranueshëm .

/abcnews.al/