Xhiroja e fundit me biçikletë, si u gjet fëmija i groposur në cepin e shtëpisë së fqinjit vrasës

schedule19:23 - 16 Nëntor, 2021

schedule 19:23 - 16 Nëntor, 2021

Ngjarje horror në Fier. “ABC” zbulon detaje të reja nga ngjarja tragjike. Autori Klodian Çalamëni që tani është pas hekurave është komshi me viktimën, fëmijën 8-vjeç që rrëmbeu dhe e mori peng.

Ai e ka vrarë dhe më pas e ka mbuluar me baltë, duke e groposur në një cep të oborrit të tij fëmijën. Do bëhet këqyrja e trupit të fëmijës që të zbulohet se nga cfarë ka ardhur vdekja.

Ende janë mister motivet që çuan autorin që të rrëmbente fqinjin e tij dhe të kryente këtë akt makabër.

Lexo edhe: Kush është autori i vrasjes së fëmijës në Fier, në 2006 rrëmbeu dhe torturoi fqinjën adoleshente

Nga dëshmitë e para mësohet se pikënisja e hetimeve për të kryer kontrolle në banesën e Klodian Çalamënit erdhi për faktin se 38-vjeçari ishte i skeduar nga drejtësia për një tjetër pengmarrje disa vite më parë, por edhe faktin se biçikleta me të cilën fëmija po bënte xhiro është gjetur pranë shtëpisë së fqinjit të tij vrasës.

Por si ka ndodhur ngjarja e sotme?

Sipas policisë rreth orës 15:30 nëna e fëmijës me inicialet F. V. ka bërë denoncim se djali 8-vjeç nuk ishte kthyer në banesë.

Policia ka nisur kontrollet në terren dhe në bazë të dyshimeve ka kontrolluar shtëpinë e fqinjit Klodian Çalamani ku brenda saj ka gjetur trupin e pa jetë të fëmijës dhe të mbuluar me baltë.

Çalamani është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Hetuesit po marrin edhe dëshmitë e familjarëve nëse kishin konflikte me autorin.

Grupi hetimor dhe forca të shumta policie ndodhen në fshatin Greçalli për të zbardhur ngjarjen.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!