Edhe këtë sezon xhinset me bel të lartë do të jenë “miqtë” tanë më të mirë. Xhinset me bel të lartë vazhdojnë të dominojnë koleksionet e modës dhe me sa duket ne do të shoqërojnë përsëri dhe më gjatë. Ndonëse shumë tendenca vijnë dhe shkojnë dhe zgjasin sa hap e mbyll sytë, këto lloje xhinsesh në fakt janë streha jonë e sigurt, ku mund të mbështetemi gjatë gjithë kohës.
Ata mund të kombinohen thjesht me një xhaketë sportive të përshtatur me një këmishë me ngjyrë të fortë, për të siguruar një pamje të rafinuar, të përshtatshme për të gjitha rrethanat. Por, cilat janë modelet më “in” të kësaj vjeshte? Këto janë modelet që do të dëshironi t’i bëni pjesë e garderobës tuaj. /abcnews.al