Një video spontane, një moment pas dasme dhe një tufë me para të shpërndara mbi krevat; kjo ishte receta që e bëri Brixhilda Noken, një ish-specialiste marketingu nga Shqipëria, të kthehej në një sensacion të rrjeteve sociale.
Në një intervistë të dhënë online nga Londra, ajo rrëfeu për herë të parë në Abc e Mëngjesit prapaskenat e videos virale që ka mbledhur miliona klikime dhe komente në TikTok dhe Instagram.
“Isha e lodhur, me tre ditë pa ngrënë nga stresi i dasmës dhe nuk arrita të bëja videot që doja. Ajo video me paratë u bë në moment. I thashë burrit: ‘Hajde bëjmë një video për qejf.’ Ai nuk i ka qejf kamerat, por më ndoqi,” tregon Brixhilda.
Sipas saj, dy dasmat kishin mbi 600 të ftuar: “Unë kisha rreth 350 të ftuar, ndërsa bashkëshorti 250. Kishim shumë njerëz të afërt dhe miq që i bënë këto ditë edhe më të mëdha e të bukura.”
Jo vetëm videoja e parave, por edhe momentet ku ajo kërcen me babain dhe pjesë të tjera nga festa, kanë marrë klikime të shumta. “I postova pa menduar gjatë. Nuk e prisja kurrë këtë reagim,” u shpreh Brixhilda./abcnews.al

