“Xhihad kinez”, agresori shtyp njerëzit me makinë dhe më pas i sulmon

schedule20:20 - 12 Shtator, 2018

schedule 20:20 - 12 Shtator, 2018

Një makinë ka vërshuar me shpejtësi në sheshin kryesor të një qyteti në jug të Kinës, duke vrarë të paktën 3 persona dhe plagosur 43 të tjerë. Autoritetet lokale kanë bërë me dije se ngjarja, e ngjashme me sulmet terroriste të verifikuara në Europë dhe Britani, është verifikuar në qytetin Heng Jang. Mediat kineze raportojnë ndërkohë se dyshohet që pas sulmit me makinë autori të ketë zbritur dhe të ketë sulmuar me thikë njerëzit e pranishëm, pasi disa prej viktimave kanë plagë të shkaktuara nga mjete prerëse.

Autori i agresionit është arrestuar, por policia nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë nëse bëhet fjalë për një akt terrorist. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë treguar momentet kulmore të ngjarjes, me disa njerëz që largohen me vrap të kapur nga paniku, ndërsa të tjerë qëndrojnë për të ndihmuar të plagosurit./abcnews.al