Xhesika Polo i bën dedikimin emocionues nënës së ndjerë

schedule16:11 - 19 Gusht, 2020

schedule 16:11 - 19 Gusht, 2020

Këngëtarja e njohur Xhesila Polo humbi pak kohë më parë njeriun e saj më të shtrenjtë. Në ditën e lindjes të së ëmës, këngëtarja ka bërë një dedikim prekës, ndërsa ka zgjedhur të shkruajë disa fjalë për njeriun më të shtrenjtë të saj.

Sot do ishim duke festuar bashkë ditën e lindjes tënde e shtrenjta ime. Më mungon pafund mam. Jeta u tregua e padrejtë me ty dhe me ne që na la me këtë plagë që nuk mbyllet asnjëherë”, ka shkruar Polo krah fotos me mamanë e saj.

Kujtojmë që pak kohë më parë, Polo e ftuar në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, foli për vështirësitë dhe dhimbjen që ka kaluar pas ndarjes nga jeta të së ëmës. Ajo u shpreh se tashmë ndihet më mirë, dhe se falë miqve dhe njerëzve të afërt ia kishte dalë ta përballonte këtë situatë të vështirë.

Nuk mund të them që jam shumë mirë, se ndoshta nuk do jem asnjëherë shumë mirë duke ditur që do kem një copëz bosh, por hapi i parë që ti ta pranosh dhe të punosh me veten tende që të jesh rehat sa të mundesh që të mos pengojnë në rrjedhën e jetës. ”, tha Xhesika. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!