Xherdan Shaqiri është larguar nga skuadra e ligës MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chicago Fire. Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Chicago Fire të mërkurën pasdite.
“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.
“E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën”, ka shtuar ai.
“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time. Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”, ka thënë Shaqiri.