Xherdan Shaqiri ndërpret para kohe pushimet dhe shkon të nënshkruajë kontratën me Liverpulin. Shqiptari i Zvicrës kaloi ditën e parë në klubin e madh anglez.
Mos u habisni për shiun, jemi në Angli.
Gjithsesi, edhe këtu luhet futboll, dhe pikërisht për këtë ka ardhur deri në Liverpool, Xherdan Shaqiri.
Shqiptari i Zvicrës mbërriti në qytetin verior, sikur të ishte një udhëtar i zakonshëm, pa kamerat e fotoaparatet, gazetarët dhe tifozët nëpër rrugë.
26-vjeçari me origjinë nga Kosova vishet në një dhomë hoteli, dhe nuk u përgjigjet pyetjeve.
“Duhet që të flas me trajnerin, ai po më pret”, – thotë shkurt.
Del shpejt nga hoteli dhe hipën në makinë.
Pastaj nyn në një derë të vogël.
Aty bëhet vizita mjekësore.
Një kontroll i zemrës, pastaj një skaner, për artikulacionet, kockat, gjithçka.
Një kontroll disi i gjatë, por i pashmangshëm.
Aty, edhe fotografi i klubit, Xhoni.
“Kënaqësi t’iu takoj”.
Duhet të jesh gati për fotot dhe Shaqiri gatitet.
Ja edhe testi neuro-psikometrik, që shërben për reflektin e reagimit, kujtesën dhe shpejtësinë e lëvizjes së syve.
Këto bezdi tani përfunduan, dhe Xherdani është gati për në kompleksin e klubit, “Melvud”, aty do të nënshkruhet edhe kontrata.
“Doja të vija 4 vjet më parë, ndaj jam i lumtur që ndodhem tani në këtë klub të madh”.
Lojtari i parë që takoi ishte Van Dajku.
Më pas, të tjerët, me radhë, ata me të cilët do të luajë për 5 sezonet e ardhshme, nëse kontrata respektohet deri në fund.
Nuk mund të mungonte intervista zyrtare për televizionin e Liverpool-it.
Më pas nënshkrimi dhe prezantimi.
Ja dhe takimi me Jurgen Klopin, një nga arsyet për të cilën Shaqiri zgjodhi “Anfildin”, aty ku shpreson të fitojë trofe./abcnews.al