Xhepa: Investimet e huaja të pakta dhe me më shumë cilësi, do të kenë më vlerë në ekonominë e vendit

schedule14:54 - 26 Qershor, 2023

schedule 14:54 - 26 Qershor, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Selami Xhepa në një lidhje direkte për “Sheshin e Dollarit”, këtë të hënë ka komentuar investimet e huaja në vendin tonë dhe faktin se si ato ndikojnë tek ekonomia.

Xhepa është shprehur se ajo që është e rëndësishme të theksohet është fakti se efekti i investimeve të huaja nuk mund të shihet për një periudhë të shkurtër kohore, dhe sipas tij e rëndësishme është që ato të investojnë në tregun e manifakturës dhe jo në sektorin e lëndës së parë dhe pasurive të paluejtshme.

Statistikat e investimeve të huaja nuk janë ende statistikore se janë afatshkurtër, pasi është një fenomen që duhet parë në një plan afatgjatë. Zhvillimet tremujore flasin për një reduktim  dhe duket se është kursi i këmbimit dhe zhvlerësimi i monedhës evropiane. Problem sistemik për ekonominë shqiptare është se dhe kur vijnë në shtesë investimet e huaja, vijojnë që të ruajnë të njëjtën strukturë duke shfrytëzuar sektorin e lëndëve të para, të pasurive të paluejtshme dhe jo në sektorin e manifakturës. Është normale që investimet e huaja kanë interest e tyre të fitimit. Kompanitë e huaja nuk vijnë në Shqipëri për të prodhuar, por orientohen te lëndët e para dhe ajo që është e rëndësishme është që qeveria duhet ëqë ti orientonte industritë e huaja drejt sektorit të manifakturës që krijon punësim cilësor, ndërsa në sektorin e shërbimeve investimi i kompanive të huaja mbetet modest. Edhe nëse do të kishim investime të huaja pak, por cilësore do të mundej të shënohej një diferencë”, ka thënë Xhepa.

Ndërkohë sa i përket invcestitorëve kryesore ai thekson se vendet e rajonit si Italia dhe Greqia e kanë dhe vëmendjen kryesore për të bërë investime në Shqipëri.

Sipas tij në këtë drejtim është qeveria që duhet të ndërhyrje me ndërmarrjen e reformave të ndryshme sa i përket këtij drejtimi.

Në stokun total të investimeve të huaja, kur flasim për dinamika 3 mujore janë statistika të gabuara, vendet e rajonit Italia, Greqia janë ato që kanë dhe incestimet massive, Holanda duket që e ka marrë një vëmendje të tillë. Dinamikat afatshkurtra nuk janë shumë dinamike. Interesi i të huajve është rritur siç është sektori i pasurive të paluejtshme, kemi disefirkim të fortë të kapitalit të huaj, por Gjermania si investitor i huaj ngelet i parëndësishëm, pasi investimet e tyre në vendin tonë nuk janë në nivelin e duhur dhe kjo përkthehet në një mundësi për të punuar me tregun gjerman për prezencën e tyre në Shqipëri. Ndryshimet në ligjin e prokurimeve është thelbësor dhe është një treg i rëndësishëm për pritjen e investitorëve të huaj.

Nëse Shqipëria prokuron 2 miliard euro në vit nuk është një shumë e vogël por është një shumë e duhur që të thithë investitorë të huaj por e rëndësishme është që të ketë zbatim të barabardë ligjesh. Ligjet e konkurrencën janë fondamentale janë një sërë reformash që duhet të merren nga autoritetet publike, qeeria e ka në tavolin raportin por e rëndësishme është që ato të vihen në zbatim”, është shprehur eksperti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!