Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan me emrin e veçantë Ajka. Së fundmi, Xhensila gjendur përballë fëmijëve në “Kurthin e Piter Pan” ka rrëfyer një detaj lidhur emrin e vajzës, që është tejet i veçantë.
“Emri Ajka më është shfaqur në ëndërr përpara se të merrja vesh dhe gjininë e vajzës. Kështu që nga ai moment u vendos emri Ajka, madje ishte dhe shpjegimi brenda ëndrrës. Prandaj them që nga ai moment kam kuptuar se ai lart i ka skenaret shumë të qarta”, u shpreh këngëtarja.
E pyetur nëse Besi është romantik apo jo, Xhensila tregoi se ai ia ka marrë kalanë nga brenda pasi ia shpreh dashurinë nëpërmjet gatimit.
“Ai ma ka marrë kalanë nga brenda se e ka ditur atë shprehjen që dashuria vjen nga stomaku dhe gatuan e gatuan, por kjo ka edhe telashe se shëndoshemi ndonjëherë. Besi është shumë romantik. Gatuan dhe e shpreh dashurinë e tij nëpërmjet formës së gatimit”, tha Xhensila. /abcnews.al

