Xhensila Myrtezaj u përgjigjet kritikave: S’do t’ia shisja kurrë këngën time një artisteje serbe

schedule19:46 - 12 Dhjetor, 2022

schedule 19:46 - 12 Dhjetor, 2022

Pak muaj më parë, Xhensila Myrtezaj publikoi këngën “Ale Ale”. Projekti u prit shumë mirë nga publiku ndërkohë që pak ditë më parë, qarkulloi në rrjete sociale se kjo këngë është vjedhur nga artistja serbe Maya Berovic. Përveç vijës melodike, kënga mban gjithashtu të njëjtin titull “Ale ale”.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Xhensila, e cila thekson se kënga nuk është shitur nga ana e saj dhe se nuk ka qenë në dijeni për këtë fakt. Këngëtarja shton se një artist serb do të ishte i fundit në listë për t’i shitur një këngë të sajën.

“Kam pasur komente të Shumta mbi kengen “Ale Ale” e Publikuar ne Version të gjuhes Serbe nga një tjeter “Artiste” .Dua te njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejte mbi Autorsinë e kenges,pervec shfrytezimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kenga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë ne dijeni te ketij Fakti !

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Ps: Nese do ishte për mua Serbia ose një Artiste Serbe do ishtë ne fund të listes për ti shitur një kenge, ose prodhim timin që e kam Dashur kaq shume ❤, ka shkruar këngëtarja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!