Xhensila Myrtezaj tregon fillimet e lidhjes me Besin: Si ma fitoi zemrën

schedule10:51 - 29 Shtator, 2020

schedule 10:51 - 29 Shtator, 2020

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj ka rrëfyer mbrëmjen e djeshme rrëfeu të pathëna nga jeta e saj, si profesionale ashtu dhe private.

E ftuar në emisionin “NIN”, me Alaudin Hamitin, ajo tregoi sesi ia fitoi zemrën Besi, me të cilin sot ka edhe një vajzë.

Këngëtarja u shpreh se Besi u tregua i zgjuar duke iu afruar fillimisht si shok dhe më pas me dy cilësitë e tij kryesore: humorin dhe humanitetin, arriti ta bënte për vete.

“Ai u tregua i zgjuar se e pa që në kokën time ishte dicka tjetër që kishte lidhje me muzikën, shkollën dhe nuk isha e hapur të pranoja një gjë të re në jetën time dhe Besi u afrua si shok dhe avash avash i la vend vetes për të qenë bashkëshorti im. Besi përveç sensit të humorit ka një sens të jashtëzakonshëm humanitar”, tha Xhensila. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!