Xhenova, viktimat përcillen me ceremoni funerali shtetëror

schedule11:47 - 18 Gusht, 2018

schedule 11:47 - 18 Gusht, 2018

Në Xhenova të Italisë është zhvilluar sot një ceremoni funerali shtetëror për 18 viktima të tragjedisë së urës Morandi. Në kompleksin Fiera di Xhenova është zhvilluar kjo ceremoni dhe janë bërë homazhet për 18 viktima që humbën jetën në këtë ngjarje të rëndë në 14 gusht.

Në ceremoninë mortore, për të nderuar viktimat si dhe për të ngushëlluar familjarët e tyre kanë marrë pjesë edhe autoritetet më të larta të shtetit italian, presidenti Matarela, kryeministri Konte, zv/kryeministri Di Maio, ministri i Brendshëm Salvini dhe autoritete lokale.
Mesha për 18 viktimat e tragjedisë së Xhenovas u drejtua nga arkipeshkvi i Xhenovës, kardinali Anxhelo Banjasko.Mes arkivoleve të viktimave, në këtë ceremoni funerali shteteror ishin edhe ato me trupat e pajete të dy të rinjve shqiptarë që humbën jetën tragjikisht, Marjus Djerri nga Shijaku dhe Admir Bokrina nga Shkodra.

Arkivolet e dy djemve shqiptarë ishin mbuluar me flamurin kombëtar kuq e zi, ndërsa pranë tyre qëndronin të afërm të të dy viktimave.
Të dy të rinjtë po udhëtonin mbi urën Morandi me të njëjtën makinë për të shkuar në punë, mesditën e 14 gushtit kur ndodhi tragjedia.
Gjatë ceremonisë funerale janë lexuar një nga një emrat e të gjithë viktimave të kësaj tragjedie, ndërsa ky lexim është shoqëruar me lot dhe me duartrokitje emocionuese nga të pranishmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!