Riselda Sejdia dhe djali i saj Brahim Sejdia ishin të ftuar në emisionin “Thumb” ku kanë folur për pushimet dhe undhëtimet e shumta. Nënë e bir tashmë janë blogerë duke pasur faqet e tyre në Instagram por jo vetëm ku postojnë video dhe foto nga eksperiencat e tyre.
Brahimi është pyetur Aulona se si është e mundur që ia del i vetëm edhe pse ai është 12-vjeç, ai tha se: “E organizoj shumë veten. Kam oraret që bëj blloqet. Kam oraret që i editoj, kam orare që i filmoj, por kam orare edhe që i postoj”.
Ndërsa Fatma i ka pyetur se çfarë bën Ajdini ndërsa nënë e bir rrinë gjithë kohën në telefon.
“Ai ka rënë rehat se Facebook ia manexhoj unë , Instagram nuk ka dhe nuk merr vesh nga gjithë këtë ‘pislliqet’. Të jem e sinqertë ka raste që na thotë “hë nënë e birë në telefon”. Por ai del nëpër video dhe me qejf del çdo ditë, por unë e menxhoj situatën sepse nuk dua t’i bëj shumë reklamë”.
Aulona më tej e ka pyetur Riseldën: Me xhelozinë si i keni punët kush është më xhelozi nga ju të dy?
“Me thënë të drejtën ne në vitin 2020 pra vitin tjetër ne bëjmë15 vite martesë. Duke kaluar vitet dhe duke u zbehur kjo gjë. Sigurisht që xhelozira nga më të ndryshmet ka sepse ndër vite është zbehur. Xhelozira të tilla sikur ka çdo marrëdhënie bashkëshortore ka. Nuk janë të shumëta si në fillimet kur njiheshim. Tani primare për ne është Brahimi. Ajdini e ka të vetën atë pjesën e kontrollit të celularit. Nuk e bën me të keq. Për shembull nëse bie telefoni im, i cili mund të bie tre herë në ditë i Ajdinit mund të bjerë 40 herë dhe mua më është bërë shprehi tashmë që telefoni i Ajdinit bie. Kurse i imi pse duhet të bie?! Dhe thotë kush mori, i them mami, po prap mami mori më thotë, po mami pra mori i them”./abcnews.al