“Xhelozi e gjueti shtrigash”, një “Dem i kuq” komenton shkarkimin e Egbo

schedule09:17 - 13 Nëntor, 2020

schedule 09:17 - 13 Nëntor, 2020

Tirana dje vendosi të zbresë në fushë, megjithëse pjesa më e madhe formacionit mungonte. Disa prej lojtarëve ishin të dëmtuar dhe të tjerë u grumbulluan me kombëtaret.

Korabi me 10 lojtarë për një pjesë të mirë të ndeshjes arriti ta çojë ndeshjen në shtesë e të shënojë një gol në minutën 119-të dhe të kualifikohet në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.

Pas kësaj ndeshje, Tirana njoftoi largimin e trajnerit Emmanuel Egbo, duke surprizuar të gjithë tifozët, të cilët kanë vërshuar në rrjetet sociale me kritika direkte ndaj drejtuesve të klubit.

 

Nuk kanë qenë të pakët as opinionistët dhe ish-futbollistët, që kanë dhënë mendimin e tyre për shkarkimin e trajnerit, që e riktheu në majë Tiranën. Përparim Daiu është një prej tyre.

Ish-lojtari i Besës, Flamurtarit e Partizanit ka zgjedhur të japë komentin e tij në një lajm të publikuar nga ABC. “Turp i madh. Xhelozi e gjueti shtrigash. Egbo meriton respekt”, komenton Daiu, duke mos e kursyer opinionin e tij për këtë vendim të presidentit Halili. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!