Anxhela Akolli është një nga blogeret më të dashura të shqiptarëve. Në një lidhje në skype për emisionin “ ABC e Pasdites” me Ermal Peçi, shkëmbeu bisedë plot humor dhe të qeshura.
Ajo tregoi që është një vajzë korçare e cila kursen shumë e që mbështet bashkëshortin në punën e tij. Moderatori Ermal Peçi e ka pyetur nëse ishte xheloze për të e mos druhej se mos gjen ndonjë shoqe tjetër.
Anxhela e ka pritur me shumë humor dhe pozitivitet duke iu përgjigjur kështu:
“Shpresoj që jo, që nuk e ka gjetur akoma. Mjafton të më sjellë lekët në shtëpi. Burri im ikën të martën dhe kthehet të premten se kështu e ka punën”.
Video e saj virale është ajo ku tregon se i bëri magji burrit në dasmë. E pyetur nga Ermali, zbulon të vërtetën që e gjeni në videon e plotë në Youtube.

