Xhelal Mziu, drejtues politik i PD-së në qarkun e Dibrës akuzoi sot se qeveria i ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit. Nga një fshat i Peshkopisë, ai tha se janë vetë qytetarët që po hapin rrugën me lopata nga dëbora, pasi shteti nuk është gjëkundi.
“Jemi vetëm 6 km larg Peshkopisë. Sot të rinjtë e hapën rrugën me lopata pas 5 ditësh, për të kaluar mjetet e transportit. Si ky janë edhe fshatra të tjerë. Fshatrat ndodhen në një situatë kritike për shkak të mungesës së ushqimit, dritave dhe kjo tregon një papërgjegjshmëri të kësaj qeverie” tha ai./ db/ Abcnews.al