Xhaxhai i burrit i përdhunoi vajzën, flet nëna e 16-vjeçares: Ka nisur kur ishte 12 vjeç, s’e dua më jetën

schedule10:47 - 4 Nëntor, 2021

schedule 10:47 - 4 Nëntor, 2021

Nëna e vajzës 16-vjeçares që është dhunuar seksualisht sistematikisht nga xhaxhai të atit në Gjirokastër ka treguar për mediat ngjarjen. Siç tregon edhe nëna e vajzës në gjendje të rënduar psikologjike, vajza prej katër ditësh nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se aktualisht ndodhet në spital.

E mitura ka folur me psikologen se xhaxhai i të atit K.H e ka dhunuar seksualisht qëkur ajo ishte 12 vjeç. Familjarët e saj, sipas asaj që thonë, nuk kanë qenë në dijeni gjatë këtyre viteve dhe nuk kanë pasur dyshime tek vizitat e shpeshta të 53-vjeçarit.

“Vajza, erdhi dje tek psikologu dhe i tha që ka që 12 vjeçe e deri sot që ai kryen marrëdhënie me vajzën. Unë nuk dija gjë fare. Ma tregoi vetë vajza. Për herë të parë e kishte te shtëpia e tij. Është xhaxhai i burrit. Është i martuar po i ka vdekur gruaja. Ka një djalë. Nuk e di si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo qe e vogël. Vajza tha vetëm dje. Mua s’më shkonte mendja se e kisha xhaxhain e burrit, thashë se do të na përkrahte. Vinte ai për kafe, dhe ne nuk ramë në pre të këtij muhabeti. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën. Tani shyqyr zotit është mirë. Vajza do më kishte vdekur, e katërta ditë sot, do ta kisha mbuluar do ta kisha qarë vetë. Denoncimin e bëri kunati im. Unë jam të më zërë kjo mbi të dhe të vdes fare. Nuk e dua jetën fare.”

Denoncimin e rastit në polici e ka bërë xhaxhai i vajzës ndërsa 53-vjeçari është vënë në pranga. Ai nuk ka pranuar që ta ketë kryer aktin. Gjendja shëndetësore e vajzës, sipas asaj që tregon nëna, sot është më e mirë por tashmë i druhet opinionit.

Adoleshentja është dërguar fillimisht në urgjencë nga nëna e saj pasi kishte pasur hemorragji, dhe pasi mbërriti në spitalin e Gjirokastrës në gjendje të rëndë ka rrëfyer edhe atë që i ka ndodhur gjatë 4 viteve me xhaxhain e të atit. /abcnews.al/