Shefja e agjencisë më të madhe japoneze të talenteve pop ka dhënë dorëheqjen, pasi më në fund ka pranuar abuzimin seksual të kryer nga themeluesi i saj i ndjerë, Johnny Kitagawa.
Mediat e huaja shkruajnë se Julie Fujishima dha dorëheqjen nga Johnny and Associates këtë të enjte në një dalje publike ku dhe ka kërkuar falje personave që kanë rënë viktimë e abuzimeve seksuale të xhaxhait të saj.
Largimi i saj vjen një javë pasi hetuesit zbuluan se Kitagaëa kishte abuzuar “gjërësisht” me idhujt e rinj në agjencinë e tij pop gjatë një karriere prej gjashtë dekadash. Ai ka humbur jetën në vitin 2019 duke e mohuar gjithmonë keqbërjen dhe duke shmangur përballjen me akuzat.
Të enjten, mbesa e tij dhe shefja ekzekutive në largim zonja Fujishima pranoi abuzimin për herë të parë.
“I kërkoj falje viktimave të tij nga thellësia e zemrës”, ka thënë ajo.
Mediat lokale treguan disa nga viktimat duke parë konferencën për shtyp, disa duken dukshëm të zemëruar.
Kitagawa ishte padyshim figura më me ndikim në industrinë e argëtimit të Japonisë – agjencia e tij ka mbajtur pothuajse monopolin në grupet japoneze të djemve për dekada.
Thashethemet dhe disa raportime mediatike për abuzimin e tij ishin të njohura prej vitesh, por nuk u mor asnjë masë konkrete. Për dekada, shumica e mediave kryesore japoneze gjithashtu nuk i mbuluan akuzat, duke nxitur akuza për një mbulim të industrisë.
Ekspozimi gjithashtu bëri që më shumë viktima të paraqiteshin, duke përfshirë yllin e J-pop Kauan Okamato, i cili tha se ishte abuzuar seksualisht nga Kitagawa që në moshën 15-vjeçare./abcnews.al