“Xhaminë e nisa unë”, Gurra: E gjitha një farsë. Berisha nuk ka firmosur lejen për xhaminë e Namazgjasë, nuk ka asnjë kontribut

schedule20:55 - 10 Tetor, 2024

schedule 20:55 - 10 Tetor, 2024

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi lidhur me inaugurimin e hapjes së xhamisë së madhe të Namazgjasë. Nga arkiva ai nxori një video të prillit të 2013-ës, kur ai si Kryeministër firmosi marrëveshjen për t’i dhënë udhë nisjen e ndërtimit të xhamisë, së bashku me Bashën, kryebashkiak i Tiranës në atë kohë dhe Kreun e KMSH-së.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Ylli Gurra, ish Myftiu i Tiranës, u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka asnjë kontribut në ndërtimin e xhamisë dhe ndërsa ndalet tek video që ka publikuar Berisha, Gurra thotë se është e gjitha një farsë.

Më tej Gurra sqaron se leja për xhaminë është dhënë më 2 tetor të 2013.

Është e kundërta e asaj që thotë doktori sepse nuk ka pasur asnjë akt ligjor leje nga kryeministri për ndërtimin e Xhamisë në sheshin e Namazgjasë, ka qenë e gjitha një fasadë. Kanë firmosur një fletushkë. Kjo sot është plotësim i dinjitetit të një grupi të cilët me vullnet të lirë zgjedhin besimin. Sot them faleminderit Zotit që ishim dëshmitar të këtij dinjiteti të mohuar… Doktor Berisha do të ishte mirë që ta kishte prej moshës këtë, se ishte e gjitha një farsë. Leja është dhënë me dy tetor 2013 me numër leje ndërtimi nga KKT-ja e re, me kryeministër Rama, pas qeverisë së re. Mbi pronësinë e caktuar Namazgjasë. Ajo që u bë në kohën e Berishës ishte e gjitha një farsë. 10 qershor 1938 e para, i njëjti truall e njëjta kërkesë”, tha Gurra.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!