Një tifoz i Koln, në Gjermani, ka vendosur të mos jetë më anëtar i klubit dhe shkak për këtë është bërë simboli i xhamisë në fanellat e skuadrës gjermane.
Ai thekson se nuk mund të identifikohet nga xhamitë dhe feja myslimane, ndaj edhe e ka marrë këtë vendim. Koln ka vendosur të zbulojë mesazhin, ku mes të tjerash tifozi uron që “vitin tjetër Koln të luajë me fanella rozë, që bota ‘e hapur’ të jetë më e mirë”.
We received notice from a member who wanted to cancel their membership due to the mosque on our kit.
To that we say: goodbye, and thanks for the idea! ? #effzeh pic.twitter.com/2y2OHTiz1j
— 1. FC Cologne (@fckoeln_en) August 11, 2020
Më pas Koln i është përgjigjur: “Ne morëm një njoftim nga një anëtar, i cili dëshironte të anulonte anëtarësimin për shkak të xhamisë në fanellën tonë. Për këtë i themi që faleminderit dhe faleminderit për idenë”. Falënderimi, për fanellën rozë… /abcnews.al