Xhamia e Ballijes në Elbasan është përzgjedhur si një nga 5 objektet më të bukura të kultit në botë dhe ka arritur në finalen e çmimit prestigjioz “Ndërtesa e Vitit 2025” nga ArchDaily, një prej platformave më të njohura ndërkombëtare në fushën e arkitekturës. Ky vlerësim është një njohje e madhe për arkitekturën bashkëkohore shqiptare, duke e vendosur Elbasanin në hartën globale të arkitekturës fetare. Xhamia Ballijes shquhet për dizajnin e saj inovativ, që ndërthur me mjeshtëri traditën islame me elemente moderne, duke krijuar një hapësirë unike për besimtarët dhe vizitorët. I lumtur për këtë vlerësim shprehet edhe myftiu i Elbasanit Agim Duka.
Me këtë vlerësim, Elbasani dhe Shqipëria bëhen pjesë e hartës globale të arkitekturës fetare, duke treguar se vepra të tilla nuk janë vetëm një shembull i artit dhe kulturës, por edhe një mundësi për të promovuar më shumë turizmin dhe vlerat historike dhe kulturore të vendit.
Xhamia e Ballijes është një ndër objektet më të lashta në Elbasan e cila u ndërtua nga Hasan Balliu në vitin 1608 në qendër të qytetit të Elbasanit./abcnews.al