Xhaka&Co. shkelin rregullat e izolimit, tërbohen keq në Angli

schedule12:58 - 23 Prill, 2020

schedule 12:58 - 23 Prill, 2020

Britania e Madhe po përballet me Coronavirusin dhe situata ende nuk është në kontroll. Qeveria ka vendosur që izolimi të vazhdojë të paktë dhe në tre javët në vazhdim. Këtë gjë nuk e kanë përballuar katër lojtarë të Arsenalit, të cilët kanë thyer rregullat.

 

David Luiz, Granit Xhaka, Nicolas Pepe dhe Alexandre Lacazette janë lojtarët që nuk kanë zbatuar rregullat e vendosura nga qeveria. Që të katërt janë filmuar në ambiente të jashtme, duke shkelur kështu masat e mara. “Ata po bënin qejf dhe nuk po i bëhej vonë fare për masat. Pse për ta lejohet dhe për ne jo”, deklaronte një dëshmitar që i kishte parë lojtarët.

Ankesa të shumta ka pasur në drejtim të policisë, e cila u detyrua të mbyllte dhe fushën ku po luante Pepe. Ende nuk ka një reagim nga klubi i Arsenalit, por me shumë mundësi do të vijë dhe dënimi për katër futbollistët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!