Xhaka: Qëndrova tek Arsenali prej Artetës, s’e harroj atë që bëri kur erdhi

schedule19:37 - 9 Nëntor, 2020

schedule 19:37 - 9 Nëntor, 2020

Granit Xhaka nuk kaloi momente të mira tek Arsenali kur në stol ishte Unai Emery. Spanjolli u shkarkua nga stoli i Gunners nëntorin e vitit të kaluar dhe postin e tij e zuri një tjetër spanjoll, Mikel Arteta. Ky i fundit ia doli të rikthente ekipin londinez te rezultatet pozitive dhe trofetë.

Me ardhjen e tij morën fund ditët negative për mesfushorin me origjinë shqiptare, i cili rrëfehet për NZZ am Sonntag, duke kujtuar edhe replikën ndaj tifozëve që po e vërshëllenin dhe e kishin kritikuar në disa raste.

Jam një njeri që provoj emocione dhe ka gjëra që më lëndojnë. Gjestin që bëra atëherë ndaj tifozëve nuk do e bëja kurrsesi sot. Nuk u stërvita për dy ditë radhazi dhe me zemër isha larg Arsenalit. Nëse ndodhem akoma këtu, kjo është vetëm për meritë të Artetës.

Më pyeti se si ndihesha dhe më kërkoi se pse e bëra atë gjest. Tentova t’i shpjegoja gjendjen time shpirtërore dhe pse isha sjellë ashtu. Ishte diçka shumë e rëndësishme për mua, pasi asnjë tjetër nuk më kishte pyetur kurrë më parë për diçka të tillë“, deklaron Granit Xhaka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!