Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Xhaka përballë “vetvetes”/ Shqiptari i Zvicrës luan sot ndaj ish-skuadrës së tij, Arsenal

schedule13:28 - 8 Nëntor, 2025

schedule 13:28 - 8 Nëntor, 2025

Kanë kaluar pak më shumë se gjashtë vjet.

Ishte një mbrëmje e fundtetorit në Premier Ligën angleze, kur Granit Xhaka pati një përplasje të ashpër verbale me tifozët e Arsenalit, në duelin ndaj Kristël Palasit.

Shqiptari I Kosovës, kapiteni I Zvicrës, e pati pra konfliktin jo edhe aq në distancë me përkrahësit e ekipit të tij, për të cilin ishte deri atë ditë gjithashtu kapiten.

Padyshim që ylli shqiptaro-zviceran nuk e ka harruar atë që ndodhi në stadiumin “Emirejts”, ndërsa sot do të jetë përballë të shkuarës së tij.

Në programin e kampionatit anglez është një Sandërlend-Arsenal, veçse në “Stadiumin e Dritave”, jo në Londër.

Xhaka është përsëri njeriu që mban shiritin, një vlerësim tepër I lartë, por edhe një përgjegjësi që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës.

Mesfushori 33-vjeç është kapiten I Sandërlendit, duke u cilësuar si lojtari më I mirë aty dhe si “lokomotiva” që tërheq përpara skuadrën.

Ai ka një gol e 3 asistë në pak ndeshje këtë sezon dhe adhurohet nga tifozët.

Me Arsenalin pati një karrierë jo edhe aq të paktë.

Luajti në total 225 ndeshje, shënoi 17 gola e shërbeu 24 asistë, e padyshim që përballja e sotme do të jetë e veçantë edhe për një njeri me karakter shumë të fortë si ai.

Padyshim që këtë herë do të marrë një brohoritje të fuqishme nga tifozët miq londinezë, siç ndodhi kur u përball me Arsenalin sezonin e kaluar si lojtar I Leverkusenit.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!