“Xhaka më kërkoi kohë të mendohej, ja si ka vendosur për të ardhmen”

schedule22:28 - 14 Janar, 2020

schedule 22:28 - 14 Janar, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare, Granit Xhaka. 27 vjeçari dukej se do të largohej nga Arsenali këtë muaj janar, pasi kishte arritur një akord paraprak me Hertha Berlin. Megjithatë, Arteta ka hedhur poshtë çdo zë.

Arteta tha për Granit Xhakën: “Doja që Xhaka të dëgjonte opinionin që unë kisha për të, doja që ai ta dinte që ka mbështetjen time të plotë. Edhe klubi mbështet Granitin, i cili është një lojtar shumë i rëndësishëm. I kërkova që të qëndrojë këtu.

Xhaka më tha që do ta mendojë dhe pas disa ditësh, më tha që ndihet i lumtur këtu dhe marrëdhënia mes nesh është e shkëlqyer. Mendoj se ka ndërruar mendje dhe nuk do të largohet”, tha mes të tjerash strategu spanjoll i Arsenalit.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!