Xhaka infektohet me Covid-19, lë grumbullimin pak para miqësores me Greqinë

schedule20:40 - 1 Shtator, 2021

schedule 20:40 - 1 Shtator, 2021

Një lajm i keq prish gjithë planet e Zvicrës për përballjen miqësore ndaj Greqisë dhe jo vetëm. Kapiteni i helvetëve, Granit Xhaka ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Lajmin e bën të ditur kombëtarja e Zvicrës, që njofton izolimin e Xhakës dhe lajmin e humbjes së tij dhe largimin e menjëhershëm nga ekipi, pak para miqësores që po luhet tani.

Me siguri Xhaka do humbë edhe tre ndeshjet kualifikuese ndaj Italisë dhe Irlandës në vajtje dhe kthim. Stafi teknik i Zvicrës do duhet të gjejë zgjidhje të reja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!